Çaste poetike me poetin;-Mehdi KRASNIQI

ARKIVOLI I KRYEMETAFORËS

—————————————

Anijet prej letrave

në mesnatë

kanë ankoruar

në portin e kujtesës

Erdhi më në fund

arkivoli i kryemetaforës

në qytetin e veprave pa leje

të prehet mallkueshëm

në oborrin e Pallatit të Antikulturës…

/QendraPress/