Çaste poetike me poetin;-Destan UKAJ

Përralla nga ujëvara
———————————-
Një shi i imtë mbi flokt e thinjë
Dielli nga retë sapo ka dal
Me hapa e mendje tek ti ujëvarë
Dikur e kam parë një Zanë
syzezë duke u lar
Në ujëvalë, nuk është përrallë
Në murin tëndë me gur të bardhë
Pushon një Rozafë ëndër çlirimtar
Vitet bluaninë burrin e grurin
Koha sillte gurin.
Ne fëmijtë e këtij lumi
Me brekët e këmbët e zbathura
Të çepura nga nënat tona të arta
Artiste çepnin natë e ditë harta.
Çdo hap e bëj ngadalë
Mungon jazi e shati i xha Muratit
Fëmijë të rritur rreth jazit
Në çantë majekrahu libra e kumbulla të vjedhura
Këmbonën e rrahte kuqesha
Bukë djathë e vargje
I kafshoja me poezinë
Në pusin e pulsin e fëmijërisë
Notoja e freskohesha me ujin e malit
Sot u ktheva unë plaku prap
Me shkop në dorën e majt
Për Ty ujëvar u freskova me poezinë e parë
Me kumbullat e vjedhura në qantë
Të vegjlit kumbullat i hajnë
Të rriturve u mpihën dhambtë.
Dikur kanë thënë…!
/QendraPress/