Çaste poetike me poetin;-Xhemajli SHALA

Rrugë e të pareve

—————————-

​Rrugë e vjetër amanet,

Trashëgimia që na pret

Ta ruajmë si sytë në ballë

Për sa kohë jemi gjallë

​Nga mëmëdheu mos u ndani

Zërin e gjakut dëgjoni e mbani

Mos harroni kush na lindi

Kur na thirri me kushtrim

​Fe e parti t’i lëmë mënjanë

Të flasim me një gjuhë si tanë

Kur rreziku troket në portë

Të jemi bashkë të jemi të fortë

​Vetëm unikë dhe në bashkim

Atdheut i dalim ne në shpëtim

Se kur kushtrimi nis e thërret

Zot i dalim këtij vendi vetë

/QendraPress/