Fryma poetike e së dielës me poeten:-Shukrije Dedinca BOROVCI

TE LUTEM

————–

Të lutem

me lejo të mendoj çfarë dua

e çfarë ndjeje unë,

më lejo të përshkoj botën me mendjen time,

të eksploroj cdo gje qe ka dashuri njerezore….

….aty ku s’ka asgje

me te çmuar se vet njeriu,

aty ku liria çmohet

e fjala me mendje e shpirt peshohet…

…. aty, atje

ku dielli e drita jane per te gjithe njesoj,

ku toka ndjehet si madheshti,

ku qielli eshte drite

e energji per te gjithe….

…… atje

ku dhimbje s’ka

ku semundjen njerezit nuk e njohin,

ku femijët janë rigjenerim për jetën,

ku njerëzit nuk janë të nënshtruar,

kur dashuria qe vjen prej tyre çmohet,

ku familjet jane një

e të shenjta,

ku jeta luëlzon për cdo specie njësoj…

Shuki

/QendraPress/