Çaste poetike me poetin:-Murtez ASLLANI

TAKIMI

—————————-

Në aeroport shkova

me veturën time

e prita Besimin

djalin e tezës sime.

Nga Hamburgu vinte

në atdheun e lirë

ishte shumë i gëzuar

sa bukur, sa mirë!

Sapo u takova

na kaploi gëzimi

u nisëm te shtëpia

unë dhe Besimi.

Në shtëpinë tonë

Besimi arriti,

tezja Hajria

e lumtur e priti.

Ajo u gëzua

nisi ta përqafoj,

loti i gëzimit

nisi të pikojë.

Filloi të pyes

për familjen Asllani,

si janë me shëndet

a i ka marrë malli?

Malli i ka marrë

për çdo pëllëmbë të tokës,

malli shumë e dogji

nënën time, lokën.

Larg nga atdheu

vështirë të jetosh,

nëpër çdo skutë

shpëtim të kërkosh.

Dita është e gjatë

natën s’të merr gjumi,

kur kujton atdheun

kur e kujton lumin.

Kur kujton shokët

fëmijërinë ku kalove

as vetë s’e di

pse n’kurbet shkove.

Malli të djeg

e zemra lëndohet,

syri rrjedh lotin

gati sa s’verbohet.

Çdo pëllëmbë e kësaj toke

më e shtrenjtë se ari,

ku u lind gjyshi

ku u lind i pari.

/QendraPress/