Drejtoria e  Shërbimeve Publike pos projeketeve vazhdon edhe me rehabilitimin e shumë  rrugëve dhe akseve rrugore.

                Tani më  komuna e Prizrenit, gjegjësisht drejtoria e Shërbimeve Publike , vazhdon me   angazhime  të ndryshme për ta bërë më të mirë  jetën e qytetarëve. Lidhur me këtë  kryetari  Totaj sot, ka shkruar ”Në kuadër të mirëmbajtjes së rrugëve në Komunën e Prizrenit, Drejtoria e Shërbimeve Publike ka filluar sot, asfaltimin e një segmenti rrugor prej 160 metrash, në afërsi të QMF-së në Gjonaj. Rehabilitimi i infrastrukturës rrugore mbetet prioritet i Komunës së Prizrenit, me synim lehtësimin e qasjes dhe përmirësimin e lëvizjes për qytetarët.’’. Kështu  komuna e Prizrenit dhe vetë  kjo drejtori edhpse po përballen me probleme te  theksuar për shjka  të mungesës së mjeteve, pasiqë  përmbaruesit  sidmos nga kjo drejtori kanë marrë mbi 10 milion euro. Ku shumica e këtyre mjeteve ishin të parapara për projeket kapitale. Megjithëate .Komuna  nuk po rrinë  duarkryq  dhe tashmë i pari i komunës  Shaqir Totaj  po hulumton që   të  vazhdojnë  me  aktivitete dhe realizim të projekteve edhe më  ndërmjetsimin e  donatorëve  ndërkombëtar./QendraPress/