Njoftim për qytetarët dhe pjesëmarrësit në komunikacion.për kalimin në Piranë të Prizrenit

                 Pas  aksidenteve të shtuara me fatalitet në  fshatin Piranë,të  Prizrenit, Ministria e Infrastrulturës dhe  Transportit  ka  bërë një paralajmërim   për  zebrat e vendosura dhe shtimin e  sigurisë në këtë pjesë të rrugës  magjistarle Prizren-Gjakovëë .Ministria  kanë bërë këtë njoftim ‘’Ju njoftojmë se në këtë zonë janë vendosur vijat e bardha për kalim të këmbësorëve (zebrat), me qëllim rritjen e sigurisë në rrugë. Lusim të gjithë këmbësorët që të përdorin këto vendkalime të shënuara dhe të jenë të kujdesshëm gjatë kalimit të rrugës.
Po ashtu, u bëjmë thirrje edhe shoferëve që të respektojnë vendkalimin për këmbësorë dhe të ulin shpejtësinë, duke i dhënë përparësi këmbësorëve sipas rregullave të komunikacionit.
Njëkohësisht, kërkojmë nga institucionet përgjegjëse që të vendoset një shenjë informuese për vendkalim këmbësorësh, në mënyrë që të rritet edhe më shumë siguria dhe vetëdijesimi i pjesëmarrësve në trafik.’’ Njofton Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit./QendraPress/