Çaste poetike me poeten;-Blerta BASHA

LIBRI FJALET E SHPIRTIT..
————————————–
Aty ku shkronjat flasin me gjuhën e zemrës,
Në çdo fletë të bardhë kam vargosur jetën,
Në ty kam shtrydhur të gjithë qiellin e dashurisë
Kam qendisur çastet me fijet e arta të lumturisë.
Kam vargosur dhimbjen edhe gëzimin,
Se jeta jo gjithmonë është fushë me lule,
Me buzëqeshjen kam mposhtur trishtimin,
Te ty i dashur libër kam pikturuar jetën!
Me ty krenohen dhe zogjtë e malit,
Bilbilat këngës ja marrin plot gëzim,
dallëndyshet hapin krahët e mallit,
Me ty përqafohen me çdo cicërimë.
Ti je burimi i pashtershëm në jetë,
Me sytë e shpirtit shoh botën krejt!
/QendraPress/