Sot,me nderime të larta varroset Selim Fazli Krasniqi -komandant ‘’Baca’’.

Dje ,ka ndërruar jetë pas një sëmundjeje të shkurtër ish eprori ish /komandant Baca/ dhe ish kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së në Prizren, Selim Krasniqi, nga dje iku në amshim ‘’Baca’’ pra Selim Krasniqi, ka dhënë kontributë të çmuar që në fillimet e luftës së UÇK-së, duke qenë njëri nga ata që bashkë me; Xhemshit Krasniqin, Agim Shalën, Xhevat Berisha , Hajrim Qengaj, Shani e Zafir Berisha e shumë të tjerë , ishte në aksion për bartjen e armëve nga Shqipëria për në Kosovë .Ishte në fiillet e para dhe organizimin e celulave të para të UÇK-së në Prizren. Pastaj gjatë luftës ishte dhe mbeti njëri ndër luftëtarët më të afërtë të Kamandant Drinit dhe Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së Bislim Zyrapi. Ishte një burrë I fjalës dhe kur i pandryshuar në idelain e tij të palodhur për bashkimin e trojeve shqiptare. Aktiviteti, besinikëria ndaj lirisë dhe ,mbi të gjitha një burrë I besës dhe fjalës së dhënë. Ai përherë ka qendruar vertikal dhe ku i pa përkulur. Ai do mbetet I tillë për të gjithë ata që e kanë njohur këtë idiealist, luftëtarë e komandant të UÇK-së. Pas lufte ka dhënë kontribut të çmuar edhe në pajtime të gjaqeve dhe ngatrresave dhe ishte e do të mbetet një personalitet i paharruar për Prizren. Ai gjatë gjithë jetës së tij ishte i heshtur, por njeri I punëve të mëdha, Baca ishte pos një burrë i qetë me plotë urti ai ka ditur të nderojë secilin nga ne. Mirëpo për jetën dhe veprimtarinëe Bacës padyshim se me së miri do të rikujtoje evokimet e tija. Sot ne ora 11.00 organizohen homazhe për të nderuar personalitetin e ‘’ Bacës’’ në shtëpinë e kulturës ‘’Xhemajli Berisha’’ .Kurse në orë 12 ,00 në sallën e shtëpisë së kulturës fillon mbledhja komemorative për ta nderuar figurën e Selim Fazli Krasniqit komandant ‘Baca’’, prej ku pastaj në orën 13 .00 kryhet ceremonia e varrimit në Varrezat e Dëshmorëve në Landovicë/.