Çaste poetike me poetin;-Luan SHESHI

MUZGUT ETUR DASHURIA

————————

Muzgut etur dashuria,

mbi oaz krahë-lëshuar,

rob dritëhijesh lumturia,

çikje buzësh drithëruar…

Malli pritjesh vesë-qarë,

lotët derdh…sytë-pulitur,

si në shtegëtim të parë,

rend delirit krejt papritur…

Përreth ikja dëshmitare,

heshtje varri…ngutur rri,

vala bregut ndez fanare,

shkumë-fjeturës…në liri…

Muzgut etur dashuria,

siluetat…ndukura…keq

rob dritëhijesh lumturia,

valsit-vluar shtyr-tërheq…

/QendraPress/