Çaste poetike me poeten;-Merita GRUDA

Pse ky ngut për të ikur?

——————————-

Ka ende muzikë,

muzikë të mirë

drithërimë tërë drojë hyn në deje e të ngjeth

zgatshëm ngërthehet në qelizë e të ndez

është aty pianoja dhe violina

flauti lozonjar dhe kontrabasi kaq solemn…

Përse kjo zbrazëti përreth?

Të rinjtë nxitojnë,

tepër qetë për rrëmujën e tyre,

të tjerët…

Sa keq!

më duhet të ik

disa gjëra, sado të bukura,

nuk shijohen vetëm

Pse papritur u bë kaq vonë

dhe ka ende muzikë,

muzikë të mirë…

/QendraPress/