Totaj akuzon Kurtin se po “paralizon” Prizrenin: Na janë marrë rreth 14 milionë euro.

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka akuzuar Qeverinë e Kosovës se me veprimet e saj po ndikon në “falimentimin dhe defunksionalizimin” e komunave, duke thënë se Komunës së Prizrenit gjatë vitit 2026 i janë marrë rreth 14 milionë euro.
Në një postim në Facebook, Totaj ka shkruar se “vazhdon falimentimi dhe defunkcionalizimi i Komunave në kontinuitet si pasojë e veprimeve të Qeverisë së Kosovës”, duke e përmendur kryeministrin Albin Kurti si, siç është shprehur ai, “regjisor”.
“Komunës së Prizrenit vetëm gjatë vitit 2026 ju kanë marrë në total rreth 14 milion € (12.4 M € në investime kapitale dhe 1.5 M € në mallra dhe shërbime)”, ka shkruar Totaj.