Fryma poetike e së mërkurës me poeten;- Linda SHAQIRI

Piramida e Diellit
—————————
Shkela mbi malet e mia,
Në cepin e lashtë të historisë,
U ktheva në kohën ilire,
Në zemër të gjallë të Dardanisë.
Gisht më gisht gërvishta tokën,
Të thithë gjakun e flamurit,
Të marr bekimin nga Zoti,
Dhe u nisa drejt dritës së gurit.
Me plisin e bardhë mbi kokë,
U nisa drejt një epoke të re,
Ku fjala e lirë merr frymë,
Si Iliri që s’vdes kurrë në ne.
Të vë gurin në vendin e vet,
Aty ku pesha bëhet drejtësi,
Aty ku zëri ngrihet i lirë,
Dhe shpirti flet për liri.
Të ngremë Piramidën e Diellit,
Të gjithë bashkë rreth saj,
T’i dalim zot kësaj epoke,
Të bashkuar—si një Mbretëri pa skaj.
/QendraPress/