Çaste poetike me poetin;-Sami MULAJ

LULET E VYSHKURA
———————————–
Të krrusura në vazon e kristaltë,
të vyshkura ranë në raft,
kundërmojnë erë myku përzier me mjaltë.
Mizat e vogla
rrezë veshit më afrohen,
për ti trembur ato
vetën godita në qafë.
Dërmuar nga mizat
që lëpijnë nektarët e tyre të tharë,
mbi raft qëndrojnë të vetmuara,
më presin mua që ti hedh,
në koshin e plehrave t’i flakë.
Por nuk mundem,
dridhjet më shtohen në shtat, zemra më gufon,
lulet edhe vyshken
por mjalti i tyre
kurr nuk ka me u kalbë. /QendraPress/