Çaste poetike me poeten;-Rabije BYTYÇI

ATË NATË FJALA U ZU PENG!

—————————–

Moti që iku,

iku si marrë,

e ç’më duhej dita,

dita me fanarë!

Dhe fjala mbeti pa krahë,

s’kishte fuqi,

se ngrohte dielli

e kapi një ditë me shi!

Atë natë, fjala u zu peng,

bota ulërinte,

shkelte histori,

dreqi ma shkeli syrin,

larg diku n’frëngji!

Dhe koha foli me zë,

fjalët unë i hëngra,

tani po t’bëj një nder,

në prag të botës tënde,

do të sjell pranverë!

/QendraPress/