Çaste poetike me poetin;-Lulzim HAJDARI

Çou, zgjohu, zgjohuni?
————————————-
Çou, zgjohu, zgjohuni
O sot o kurrė më,
Ngrihuni nga dheu
Kemi nevoj për ju.
Tradhëtuam idealin tuaj
Mundin tuaj,
Gjakun e derdhur ua kthyem në ujë
Shtizėn ua shkërmoçëm,
Flijimin ua trazuam.
Gadishullin Ilirian që latë
E kthyem nė lluc të ndotur,
Ua coptuam
Degët i’a thyem,
Rrënjët i’a shkulëm
Themelin i’a dobësuam.
Çmenduria deri n’rrënim
Mjerë ne kur të vijmë,
Pėrballë jush, n’amshim!.
/QendraPress/