Drejtori Adem Morina, vizitoi nga afër punimet e projektit “Ndërtimi i infrastrukturës, rrugëve dhe ambientit për turizmin malor dhe rural” në Nashec.

Drejtori i Turizmit dhe Zhvillimit Ekonomik, Adem Morina, vizitoi dje nga afër punimet që po realizohen në kuadër të projektit “Ndërtimi i infrastrukturës, rrugëve dhe ambientit për turizmin malor dhe rural” në Nashec.
Punimet po zhvillohen sipas planifikimit dhe pritet të përfundojnë së shpejti. Ky investim do të ndikojë drejtpërdrejt në zhvillimin e turizmit lokal, duke e bërë Nashecin destinacion edhe më tërheqës për vizitorët, me mundësi të reja për zhvillim ekonomik./QendraPress/