Çaste poetike me poeten;-Vilma NIKA

Duaje jetën!

———————-

Duaje çdo ditë

mëngjesin kur zbardh

dhe thuaji diellit:

“Të dua, o diell!”

Kompozoji ditët dhe netët

me radhë,

dashuroji… dashuroji thellë.

E kur melodia të trokasë

portën lëre hapur

të hyjë ashtu si do.

E djeshmja është e shkuar,

e nesërmja nuk dihet,

të sotmen veç dashuro…

Se mbeten më pas

kujtime, pendesa

që më kot mundohesh,

e më kot i pret!

Kur shkund ëndrra zgjimin

në çastet e fjetura

aty buzëqesh,

se aty ka jetë.

/QendraPress/