Çaste poetike me poetin;- Qazim THAÇI

Kukësi gri i historisë kolosale

 ———————————————-

Po afrojnë tri dekada me dhembjen e madhe.

Për Pikëllimën e besës me Pashtrikun heroik.

Që po maten me shpirtin e kombit për bashkim.

Kukësi gri i ngjarjeve kolosale mbetet n’histori.

Ende ajo natë me hënën pesëmbëdhjetë.

Ma prish gjumin, ai varr i një foshnje pa emër.

E pa adresë dhe lotët e varrtarit fisnik.

 Që pos një guri te koka nuk la shënim tjetër.

Gjallica me borën e vonë të pranverës.

E vjeshtën e hershme sikur i bënë roje atij varri.

E në heshtje bjeshke mat mallin e kombit për atdhe.

Dyertë e çmimit Nobël për paqe sikur nuk do mbyllen kurrë

Kukësi hyri e mbeti n’histori me dhembjen e ekzodit

Edhe dashuritë e luftës janë rikujtim i një ditari

Të ‘’Ana Frankut’’ kosovare që kurorëzoi idealin e lirisë

 E pranvera kuksiane po rrit bijtë e diellit në kohë lufte..

 Atdheu me hartën e krenarisë piketon bujarinë

Si Anteu,në globin e kësaj botë plotë çmenduri.

/QendraPress/