Çaste poetike me poeten;-Blertë  Tmava VESELAJ

Në rreshta jete

————————–

Nuk të gjeta në kapituj librash,

të gjeta në rreshta jete…

atëherë kur çdo gjë po tretej,

dhe një histori rilindi.

Nuk të desha në momente të lehta,

të desha kur bota ime po shembej.

Nuk po kërkoja dritë,

kërkoja një arsye

të mos më mbytej shpirti në errësirë.

Dhe ti

nuk u bëre një libër për mua,

u bëre një fillim.

Një arsye.

Një forcë.

U bëre dashuri

që koha nuk e mposht,

që largësia nuk e tremb.

U bëre frymë që mbetet.

/QendraPress/