Çaste poetike me poeten;-Rakela ZOGA

Me ike!
——————
Me ike e dashur si fluturojne avionet.
Me dhemb shpirti dhe malli brenda zemres flake.
Eshte nje dhimbje ,qe se mund vetmia,
Ne trup rrjedh shi fryn ere e mare.
Me ike larg e s’mund te ngrihem prej shtratit.
Gezohem qe ende prej druri e kam,
E ndertuar prej duarve te tim eti.
Me flet e me zgjon ne naten e gjate.
Ti nuk munde te ndjesh ,mjerimin e ndjenjes.
Me gryen si lecke ,me fshin syte e bardhe.
I verber mbeta e s’me duhen syte.
Ato i kisha per ty ,gjithnje si ujvare.
Me ike ,po ku ,ne c’shtrat do te ulesh.
Kudo qe te jesh hije ime te ndjek.
Ne mesofsha qe ti me je e lumtur.
Brengen do shkri e le te mbetem si flete
QendraPress/