Çaste poetike me poeten;-Bjondina AGOLLI

Në fat qeshim edhe qajmë!
————————————–
Në rrugën e fatit ecim ngadalë,
me ëndrra në zemër e plagë në ballë.
Një ditë na fal buzëqeshje si dritë,
një tjetër na lë në heshtje pa zë e pa pritë.
Ka net ku shpirti nga dhimbja loton,
por prapë zemra forcën e gjen dhe jeton.
Se jeta s’është veç diell e pranverë,
ka stuhi që njeriun e bëjnë më të vlerë.
Në fat qeshim edhe qajmë çdo ditë,
mes humbjesh të vogla e shpresash pa pritë.
Por ai që lufton e nuk dorëzohet kurrë,
edhe pas errësirës do gjejë pak nur.
Se fati na sprovon, na rrëzon ngadalë,
por zemra që beson ringrihet përsëri krenare
/QendraPress/