Çaste poetike me poeten;-Igballe SADIKI

Krenaria e plagës se jetës

———————————–

Nga Kosova erdhe në mërgim

me mall për bijën tënde,me

dhimbje që të ndiqnin në çdo

hap,por zemra jote rrihte më

fort se çdo plagë.

Nga rrahjet mizore të armikut

në luftë,dhimbjet u shtuan ditë

pas dite, dora e këmba mbetën

pa lëvizje,por shpirti yt kurrë

s’u përkul e kurrë s’u dorëzua.

Shtatë fëmijë i rrite me djersë

e sakrificë,mua më dallove më

mbajte, si dritën në sy,me forcën

tënde më nxorre nga çdo stuhi.

Babi im, je shtyllë burrërie që

qëndron mbi çdo vështirësi,

plagët e tua janë nder,trimëri

dhe krenari.

/QendraPress/