Çaste poetike me poetin;-Abdullah BLAKÇORI

POLITIKA DHE POEZIA
Politika është kambanë zhurmuese
Që flet me premtime të mëdha
Poezia flet veç për të vërtetën
Që prore në zemër e ka
Politika kërkon vetëm poste
Dhe nga populli shumë vota
Poezia është zë i së vërtetës
Që e admiron e gjithë bota
Politika përçan për të sunduar
Dhe rrënon mure për jetën
Poezia ndërton ura bashkimi
Dhe mision e ka të vërtetën
Politika dhe poezia dot s’pajtohen
Ato dallojnë si dita me natë
Se poezia është fanar drite
Kur udha është me shtrëngatë…
/QendraPress/