Çaste poetike me poeten;- Shkurte BERISHA

RRUGA E KTHIMIT
——————————
Sot nuk kisha më fjalë
Mendova se më iku muza
Nuk e dija, a isha gjallë ?
Filloj të më dridhej buza.
Ikën fjalët, ku vallë shkuan ?
Pse më kështu më tradhëtuan ?
Ikjen ,a mundem për ta ndaluar ?
Apo ta pranoj se kam dështuar?
Çfarë thashë ?- “ Kam dështuar “ ?
Jo,jo këtë kurrë se pranoj
Unë asnjëherë nuk jam dorëzuar
Kam luftuar,e gjithmonë do t’ luftoj.
E thirra muzën me ëmbëlsi
Ajo m’u pergjigj menjëherë
Unë tek ty kthehem përsëri
Edhe dimrin ,nëse do e bej verë.
Përsëri më shteruan fjalët
Por,këtë herë nga gëzimi
Muza për mua lëviz edhe malet
Ajo tek mua, njeh vetëm rrugë kthimi.
/QendraPress/