Çaste poetike me poeten;-Katerina BARBIERI

Toka ime

—————————

Ditet pres me padurim,

sa her atdhe un vij tek ti,

ti më sheh të kapardisur

por nuk sheh mallin në gji

Sa her atdhe un vij tek ti,

ku dheu yt, ësht ar i çmuar,

o zot ,un ndjehem perëndesh,

ndjehem si zog,pëllumb i shkruar

Sa her që vë këmben në tok,

në rrugët e saj asfalt e gur,

un ndjehem si nje gladiator ,

si baltë e kuqe, jo nuk gjej kurre

Sa her që vij atje tek ti,

e ndjej profum të bukës pjekur,

besoni miq më shtohet jeta,

shija në sofër, atje ka mbetur

Sa her më sheh ti toka nën,

më përkëdhel, më puth në ball,

më pëshpërit diçka në vesh ,

mos harro kurr që je shqiptar!

/QendraPress/