Çaste poetike me poeten;-Shpresa Fundo GJERGJI

I FALEM DRITËS
—————————
Vështroj brenda shpirtit e meditoj…
Jam robi yt, të falem o dritë e diellit!
E thellë kjo frymarrje, një mrekulli,
Vetëdija shpirtërore që të ngre drejt qiellit!
Qëndroj e heshtur në përsiatjen time!
Paqen shijoj e mbushem me dritë!
Aty ku me mijëra grimca bashkohen,
Unë hulumtoj dhe zbuloj bukuritë.
Kjo dritë që universin e ushqen,
Ky diell që ndriçon çdo shteg të udhëtimit,
Është drita që si rob i falem
Është shtegu i shpëtimit…
Hap krahët e brenda shpirtit tim të gjej…
Të falem thellë o dritë e mrekulluar…
Frymëmarrje që mbush qenësinë time,
Gjithçka që s’ka të mbaruar!
/QendraPress/