Sot, solemnishtë u hap Festivali i Kampingut të parë në Prizren.

Drejtoria për Turizëm dhe Zhvillim Ekonomik, në bashkëpunim me Shoqatën e Kampingut “OASIS”, sot e hapën zyrtarisht edicionin e parë të Festivalit të Kampingut në Prizren në Vërmicë. Me këtë rast në këtë solemnitet morën pjesë kryetari i Komunës së Prizrenit Shaqir Totaj, drejtori i Turizmit Adem Morina si dhe ish drejtori Ramadan Tarashaj,Konsuli i Turqisë në Prizren pastaj nënkryetari i komunës së Ulqinit si dhe shumë përfaqësuesë për kampingje
Ky festival unik ka mbledhë kampistë dhe adhurues të natyrës nga vendet e rajonit dhe Evropa, duke e shndërruar Prizrenin në një qendër të aventurës, rekreacionit dhe shkëmbimit kulturor.Hapja u bë me një program të pasur interpretuar ngë Ansambli ‘’Lidhja e Prizrenit’’ me vallë të bukura , Fillimisht të pranishmit i ka përshëndetur drejtori I Turizmit Adem Morina ,i cili tha se tashmë Vërmicën do të bëjmë një pika të rëndësishme turstike mes Pashtrikut e Koretnikut dhe vazhdoi.
Pas drejtorit Morina, falenderime dhe mirëseardhje u ka uruar edhe drejtori i Shaqatës
‘’Oasis’’ Shpend Shuki I cili falenderoi pjesëmarrësit dhe falenderoi kryetarin Totaj.
Derisa hapjen zyrtare e bëri kryetarI I komunës Shaqir Totaj duke falenderuar anëtarët e Ansamblit ‘’Lidhja e Prizrenit’ si dhe nënkryetarin e komunës së Ulqinit ,konsullin e Turqisë dhe të gjithë pjesëmarrsit tjerë që ishin sot në lëtë event të parin e këtij lloji. Pastaj, nënkryetari I komunës ka ndar mirënjohje te veçanët për kryetarin Totaj si dhe u ndanë edhe shumë mirënjohje tjera , Paskj kësj janë bërë edhe shumë shtëtije në liqenin e bukur të Vërmicës duke përjetuar magjinë e kampingut në bukurët magjepsë të Vërmicës së bukur dhe liqenit me ajër të pastër /QendraPress/