Sot, solemnishtë u hap Festivali i Kampingut të parë në Prizren.

                 Drejtoria për Turizëm dhe Zhvillim Ekonomik, në bashkëpunim me Shoqatën e Kampingut “OASIS”, sot e hapën zyrtarisht  edicionin e parë të Festivalit të Kampingut në Prizren në Vërmicë. Me këtë rast në këtë solemnitet morën pjesë  kryetari i Komunës së Prizrenit Shaqir Totaj, drejtori i Turizmit Adem Morina si dhe ish drejtori Ramadan Tarashaj,Konsuli i Turqisë në Prizren pastaj  nënkryetari i komunës së  Ulqinit si dhe shumë përfaqësuesë  për kampingje 

Ky festival unik ka mbledhë kampistë dhe adhurues të natyrës nga vendet e rajonit dhe Evropa, duke e shndërruar Prizrenin në një qendër të aventurës, rekreacionit dhe shkëmbimit kulturor.Hapja u bë me një program të pasur interpretuar ngë  Ansambli ‘’Lidhja  e Prizrenit’’ me vallë të bukura  , Fillimisht të pranishmit i ka përshëndetur drejtori I Turizmit Adem Morina ,i cili tha se tashmë Vërmicën do të  bëjmë  një pika  të rëndësishme turstike mes Pashtrikut e Koretnikut dhe vazhdoi.

Pas drejtorit Morina, falenderime  dhe  mirëseardhje  u ka uruar edhe  drejtori i Shaqatës

‘’Oasis’’ Shpend  Shuki I cili falenderoi  pjesëmarrësit dhe  falenderoi kryetarin Totaj.

Derisa  hapjen zyrtare  e bëri kryetarI I komunës  Shaqir Totaj  duke  falenderuar  anëtarët e  Ansamblit  ‘’Lidhja e Prizrenit’ si dhe nënkryetarin e komunës së  Ulqinit ,konsullin e Turqisë dhe të  gjithë  pjesëmarrsit tjerë  që  ishin sot në lëtë event të parin e këtij lloji. Pastaj, nënkryetari I komunës ka ndar mirënjohje  te veçanët për kryetarin Totaj si dhe u ndanë edhe  shumë mirënjohje tjera , Paskj kësj  janë  bërë edhe  shumë shtëtije  në  liqenin e bukur të Vërmicës duke   përjetuar magjinë e kampingut në  bukurët magjepsë të Vërmicës së  bukur dhe liqenit  me ajër të pastër /QendraPress/