Kryetari Totaj,  ka pritur tre  Avokatët e Popullit të Kosovës , Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

      Naim Qelaj, Avokat i Popullit, të Kosovës – z. Endrit Shabani, Avokat i Popullit, Shqipërisë – dhe z. Faton Selami, Avokat i Popullit, Maqedonia e Veriut ,dje,kanë mbajtur sesionin për ; Bashkëpunim ndërinstitucional në trajtimin e çështjeve me interes të përbashkët e ku kanë diiskutuar mbi temat: – Çështjet civile dhe familjare me element ndërkufitare (martesat, regjistrimi civil, dokumentacioni personal, njohja e akteve dhe vendimeve) – Roli i institucionit të Avokatit të Popullit në mbrojtjen e të drejtës për shëndet – Qasja e qytetarëve në shërbime publike dhe administrative në shtetet respektive – Mbrojtja e fëmijëve në situatë rruge dhe kategorive të tjera të cenueshme – Bashkëpunimi për trajtimin e rasteve individuale që përfshijnë më shumë se një shtet – Të drejtat e personave të privuar nga liria gjatë orëve të para të intervistimit dhe roli i regjistrimit audio-viziv në garantimin e një procesi të rregullt ligjor, Ata sot , janë pritur te  kryetari I komës së Prizrenit Shaqir Totaj. M ekëtë rast kryetari Totaj  shkruan se ‘’Mirëprita sot Avokatin e Popullit të Republikës së Kosovës, Naim Qelaj, atë të Republikës së Shqipërisë, Endrit Shabani dhe të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Faton Selami, të cilët në Prizren kanë nënshkruar dje Marrëveshje Bashkëpunimi, duke vendosur një kornizë të re dhe më të avancuar të bashkëpunimit institucional në funksion të mbrojtjes dhe promovimit të të drejtave të njeriut në rajon.

Me këtë rast, diskutuam edhe për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit në nivel lokal, me fokus të veçantë ofrimin e shërbimeve sa më cilësore dhe mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve tanë’’ shkruan  kryetari Totaj. /QendraPress/