Çaste poetike me poeten;-Igballe SADIKI

Takimi i Fundit
__________________
E kujtoj fjalën që më premtove,
të dua me shpirt gjithmonë më thoje,
në zemër më mbeti kujtim i thellë,
në shpirtin tim të kam si lulë je mbjellë.
Takimin e fundit s’kam me harruar,
zemrën time e ke lënë të vajtuar,
sytë e mi gjithmonë të rënduar,
me lot e kujtime të pashuar.
Mos më lër gjithmonë të vuaj
për dashurin e vjetër,
S’qenka fati im ,veç për dikë tjetër,
në zemër më ke mbetur si lulja pa ujë
e etur,
Ndoshta fati kështu e ka shkruar,
dy zemra larg i ka ndarë e larguar,
ti jetën tënde, unë me mall të pashuar,
por takimin e fundit se kam’harrua
/QendraPress/