Çaste poetike me poeten;-Lida BASHLLARI

ZEMRA SOT
———————–
E kam zemrën plot trishtim,
Veç ti më ke faj.
Kur vendose të më lesh,
Për hir të asaj.
Zemra sot po më vajton,
Me ca lot prej guri.
Loja jote fort më vrau,
Ti ske sedër burri.
As moral dhe karakter,
Ndjenja të sinqerta.
Çdo mëkat ty të tundon,
Shpesh e nis nga vetja.
Po e njëjta histori
Pa temë e skenar.
Dhe ti i vetmi aktor
Me çmimin Oskar.
Pastaj lodhesh e mërzitesh,
Më shumë s’mund të zgjasë.
Humb dëshira dhe arsye,
Se çdo gjë ka masë.
Gëzoi”shpirt”trofetë e tua,
Ruaji si relikë.
Dhe kujdesu fort për mendjen,
Se mund të të ikë.
/QendraPress/