Çaste poetike me poeten;-Shpresa Fundo GJERGJI

Kur s’të zë gjumi
—————————-
Rrugët kanë zë e nuk ndalen.
Unë pa gjumë paskam mbetur,
Edhe ëndrrat ndjejnë përmalljen,
Të fshehtat trokasin heshtur…
Momenti ndodh pa pyetur,
Çdo kthesë e ka një mister,
që dua ta jetoj pa rreshtur…
Eh, sa doja ta jetoj dy herë!
Se jeta ndodh kur s’të zë gjumi,
Dhe zemra ime troket fort.
Jeto!
Jeto edhe ti çastin magjik!
Në çdo buzëqeshje jam dhe unë,
Nga drita, ti mos ki frikë!
Jo, jo nuk dua gjumë!
E di që nuk rresht as sfida,
Kjo jetë nuk ndalet kurrë.
Ëmbël nis e zbardhet dita,
Jo, jo nuk paskam gjumë!
Yjet më flasin me zjarr,
Heshtja më flet për ty,
Ndjej kohën që s’di sa zgjat,
Sa e çuditshme për të dy.
Gjumi s’më zë, ti je aty,
Përpiqem të fle, nuk dua,
Jeta vazhdon, troket në sy,
Eh, ky gjumi im u shua!
Se jeta ndodh kur s’të zë gjumi,
Dhe gjum nuk paskam ndër sy,
Zemra ime rreh për ty,
magjike kjo frymë…!
Kur s’të zë gjumi, jetoj edhe për ty,
Ja, edhe mëngjesi ndriti,
Kjo jetë është energji…
/QendraPress/