Fryma poetike e së mërkurës me poetin:-Fatmir Z. ÇITAKU

FJALA NUK VDES

————————————

Nuk vdes fjala që lind nga zemra,

as pena që shkruan me nder.

Ajo mbetet si dritë ndër breza,

si amanet që s’e tret asnjë erë.

Kur zemra flet me të vërtetën,

heshtja humbet fuqinë e saj.

Mbetet kujtesa, mbetet besa,

mbetet shqiptari me nder e me fajde jo,

por me dinjitet.

Le të kalojnë vitet e motet,

le të ndryshojnë kohët pa fund.

Fjala e shkruar me shpirt e ndërgjegje

gjen gjithmonë një zemër ku mbin.

Prandaj shkruaj,

jo për lavdi,

por për kujtesë.

Shkruaj,

jo për duartrokitje,

por për të vërtetën.

Sepse fjala e ndershme

është një lutje që ecën mbi tokë,

dhe Zoti e njeh zemrën

e atij që e shkruan me sinqeritet.

/QendraPress/