Fryma poetike e së mërkurës me poetin:-Abdullah BLAKÇORI

ARTISTI ATDHETAR

(Atdhetarit të orëve të para dhe

Mikut tim të shtrenjtë,BAJRUSH BEHRAMI,

me rastin e Përvjetorit)

———————————–

Dhe n‘Përjetësi ngele engjëll

Atje ku prehesh i qetë

Ti në dritë e ke vendin

Se ishe dritë e vërtetë

As djajtë e ferrit të Karpateve

Dot s‘ta thyen krenarinë

Kur në pranga të lidhur

Dhjetë pranvera t‘i shkrinë

Me ngjyrat më të bukura

Qiellin e Atdheut e pikturove

Çdo plagë të Flamurit

Me ideal e shërove

Me buzëqeshje agimi

Në terr e suferinë

Ti Atdheut të robëruar

Ia vizatove lirinë

TI Artist i pavdekshëm

Je shembull Atdhetari

Me pietet sot kujtohesh

Se zëri yt qe i pari…

/QendraPress/