Shëndetësia Kosovare përftoi edhe një doktor akademik, të gjinekologjisë Fisnik Rafet Sinani.

Tashmë mjekësia kosovare përfitoi një akademik, që e ngriti dhe avansoi edhe mëtej gjinekologjinë ,duke përfunduar me sukses studimet e doktoratës në fakultetin ” SS. CYRIL AND METHODIUS ” UNIVERSITY, MEDICAL FACULTY – SKOPJE.Tashmë spitali Rajonal’’Prim Dr Daut Mustafa’ përftoi një kuadër perfekt si profesionistë dhe po kështu një personalitet që do të shërbejë me përkushtim të pashoq banorëve të kësaj komune dhe Kosovës e më gjërë. Shembulli i tij dhe përkushtimi I deritashëm është shembull për këtë spital dhe mjekësinë Kosovare.
Rrugëtimi I dr Fisnikut ishte i mbushur me sfida, përkushtim, kërkim shkencor të pandërprerë dhe mësime të vyera. Çdo hap i këtij rrugëtimi tashmë ka formësuar dr Fisnikun, si studiues dhe profesionistë, duke bindur se më shumë se dija është një proces i vazhdueshëm i zhvillimit dhe përmirësimit drjtë përfeksionimit
Vete dr Fisniku më këtë rast shprehet se ‘’Mirënjohja ime shkon për familjen, miqtë, kolegët dhe mentorët, të cilët me mbështetjen, besimin dhe inkurajimin e tyre kanë qenë pjesë e pandashme e këtij suksesi. Çdo arritje është rezultat i punës së palodhur, këmbënguljes dhe besimit në qëllimet që i vendosim vetes.
Përfundimi i studimeve të doktoratës nuk shënon fundin e rrugëtimit tim akademik, por hap një kapitull të ri me sfida, përgjegjësi dhe mundësi të reja për të kontribuar në kërkimin shkencor, inovacion dhe zhvillimin e dijes.
Me përulësi dhe vendosmëri, vazhdoj përpara, i motivuar për të mësuar, për të krijuar dhe për të dhënë kontributin tim në shërbim të shkencës dhe shoqërisë.
Faleminderit të gjithëve që ishit pjesë e këtij rrugëtimi!’’ pohon ai. Mirëpo vetë fakti I këtij përkushtimi e bënë sa të afërtë edhe aq të nderuar e respektuar Dr Fisnik Rafet Sinani./QendraPress/