Nënkryetari I komunës Kujtim Gashi dhe drejtorë të ekzekutivit, vizituan Shoqatën e Pensionistëve në Prizren.

/Foto arkiv/
Nënkryetari I komunës Kujtim Gashi dhe drejtorë të ekzekutivit vizituan Shoqatën e pensionistëve në Prizren sot,bashkë me drjtor nga ekzekutivi komunal pohon se ‘’ Vizituam Organizatën Komunale të Pensionistëve dhe Invalidëve të Punës në Prizren, ku diskutuam për kërkesat dhe nevojat e tyre. Gjatë vizitës, pamë nga afër edhe ambulancën e organizatës, ku kemi mundësuar që mjeku të kujdeset për shëndetin e pensionistëve, ndërsa së bashku me teknikun shëndetësor ofrojnë shërbime të rregullta për nevojat e tyre.
Do të vazhdojmë të jemi pranë pensionistëve dhe invalidëve të punës, duke mbështetur iniciativa që përmirësojnë mirëqenien dhe shërbimet për ta, duke ofruar edhe hapësira për aktivitetet e tyre.’’shkruan në faqene tij elektronike nënkryetari Gashi./QendraPress/