Komuna e Prizrenit ndan Çmimin e lirisë ‘’Remzi Ademaj’’ për Adem Demaçin /post mortum/ dhe promovohet vepra ‘’Adem Demaçi- Triada D’’me autor Besim Baraliu

Me rastin e 90- Vjetorit të lindjes dhe 8- Vjetorit të ndarjes nga jeta, e veprimtarit dhe atdhetarit Adem Demaçi,me propozim të kryetarit ët Komës së Prizrenit Shaqir Totaj, Komuna e Prizrenit ndan Çmimin e lirisë ‘’Remzi Ademaj’’,për Adem Demaçin /post mortum /dhe promovohet vepra ‘Triada Demaçiane /Jeta si fiksim qëndrim dhe guxim/Adem Demaçi dhe etika e integritetit në kohë sprove/’’me autor Besim Baraliu. Besim Baraliu njëherit edhe bashkëveprimtar i devotshëm me Adem Demacin gjatë gjithë veprimtarisë së tij atdhetare. Në sallën e Asamblesë komunale në praninë e një numri të madh intelektualësh e ku ishin edhe ish kryetarët e komunës :Kadri Kryeziu,Ramadan Muja, pastaj deputet si.Vlora Çitaku, Elmi Reçica, kryetari i komunës së Prizrenit Shaqir Totaj, nënkryetari i Komunës Kujtim Gashi, kuvendarë , ekzekutiv e shumë personalitete nga :Prishtina, Prizreni dhe Suhareka dhe i biri i Demaçit, Shqiptar Demaçi familja Remzi Ademaj dhe të tjerë.Hapjene bëri kryetrai kuvendit prof dr Simir Krasniqi.
Përderisa kryetari I Komunës Shaqir Totaj, me këtë rast pas përshendetjeve tha sot jemi mbledhë jo vetëm ta rikujtojmë po këtu jemi për të parkujtuar personin që I ka tejkaluar edhe kohët. Adem Demaçit për 28 vjet ia morën lirinë personale ,por ,nuk arritën të ua marrin lirinë e mendimit .Andaj,Parlamenti Evropian e ka vlerësuar lartë. Vepra e Adem Demaçin nuk matet, vetëm më vitet e liftës, por ,doli pët të lërkuar liri dhe dinjietet, tha kryetari Totaj.Pastaj ai vazhdoi,se Demaçi na mësoi se atdheun nuk duhet dashur vetëm me fjalë.
Shqiptar Demaçi, tha se unë se kam njohur Remzi Ademaj , di vetëm aq sa kam lexuar.Pastaj, tha se ua të falenderojë të gjithë komuën të burgosur politik.
Pas kësaj i dorëzohet çmimi Shqiptar Demaçit nga kryetari Totaj dhe i biri I Remzi Ademajt
Me këtë rast u bë edhe promovimi i librit, ku për librin fjalë rasti mbajti redaktori I librit Arben Veselaj,i cili tha s e tashmë vije libri I dytë brenda një viti. Ai tha s e libri është një anlizë politike dhe kemi një libër që është një libër që ngrit ndërgjegjjen e lexuesit.Autori në libër ka ndjekur rrugën e kombit tha ai.Ai pasatj i bëri një analizë estestiko -artistike dhe kombëtare librit dhe autorit Baraliu.
Për librim foli edhe Behxhet Shala, kur e kam lexuar librin e parë e para lënë në gjysmë,Kurse këtë të dytën e lexova me kënaqësi. Autori ka bërë një libetr për mbrojtje të disertacionineve. Autori është tepër I thellë dhe filozofik.
Së fundi Autori I librit Besim Baraliu , duke falenderuar gjithë të pranishmit. Sot ndihem I priveligjuar që sot, para jush që promovoj librin për njerin që jetën e tij e shëndroi simbol të rezistencës Adem Demaçi. Pastaj falenderoi edhe të gjithë ata që kam ndarë jetën dhe bashkëvujatjen në burgun dhe njgritjen time. Ky besoj është një fryt I kolektivit tonë. Ky libër nuk është veëëm një libbër , por është edhe mekanizmi që krijoi rezistencë,tha ai dhe vazhdoi. Pas promovimit u organizua edhe njw koktej rasti /QendraPress/