Nënshkruhet Memorandumi i Mirëkuptimit ndërmjet Odës së Ndërmarrësve dhe Zejtarëve Chamber of Prizren dhe American Balkan Chamber of Commerce (ABCC)

                         Sot, Kryetari i Odës së Ndërmarrësve dhe Zejtarëve – Chamber of Prizren, Afrim Tejeci, dhe Presidentja e American Balkan Chamber of Commerce (ABCC), Nevila Dudaj, nënshkruan Memorandumin e Mirëkuptimit, duke shënuar fillimin e një partneriteti strategjik ndërmjet dy institucioneve.

Ky Memorandum synon forcimin e bashkëpunimit ekonomik, lehtësimin e rrjetëzimit të bizneseve, promovimin e mundësive për tregti dhe investime, si dhe mbështetjen e zgjerimit ndërkombëtar të anëtarëve të Odës së Prizrenit dhe ABCC-së.

Me këtë partneritet, palët angazhohen të zhvillojnë iniciativa të përbashkëta, të organizojnë forume ekonomike, takime B2B, shkëmbime të ekspertizës dhe aktivitete që do të krijojnë mundësi të reja për bizneset, zejtarët dhe investitorët.

Kryetari i Odës, Afrim Tejeci, theksoi se ky memorandum përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt krijimit të urave të reja të bashkëpunimit ekonomik ndërkombëtar dhe hapjes së tregjeve të reja për bizneset e Prizrenit dhe të Kosovës.

Presidentja e ABCC-së, Nevila Dudaj, vlerësoi rëndësinë e këtij partneriteti, duke theksuar se bashkëpunimi do të kontribuojë në forcimin e lidhjeve ekonomike ndërmjet bizneseve në Ballkan dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, si dhe në promovimin e investimeve dhe zhvillimit të qëndrueshëm.

Ky memorandum përfaqëson një angazhim të përbashkët për të krijuar mundësi konkrete për komunitetin e biznesit dhe për të ndërtuar një bashkëpunim afatgjatë në shërbim të zhvillimit ekonomik/QendraPress/