Çaste poetike me poetin;- Ali Halim Tahiri

LOTI PO SHTERON

———————————

Malli po ma gërryen edhe angrrën e mushkërive,

Si t’i përballoj këtyre stuhive?

Kurbeti po ma merr edhe oksigjenin me vete,

S’po mund të pajtohem me sfidat e kësaj jete.

Po vjen e po shkon kjo kohë, sa çel e mbyll sytë,

Kjo rrugë e kurbetit, dalëngadalë do të më mbytë.

Shpirti po më gëzohet kur po vijnë për pushim,

E kur po ikin, lotit s’po mund t’i jap ngushëllim.

Kjo zemër e mjerë më është regjur shpeshherë,

Porta e shtëpisë sime po hapet,

Një herë në dimër e një herë në verë.

Në shpirtin tim, si më parë, s’ka gjallëri,

Loti po shteron për të dashurit e mi,

A thua kur do t’i shoh përsëri?

/QendraPress/