Çaste poetike me poeten;-Shpresa ZURNACI

PSE NUK ERDHE
————————–
Ne kroin e lagjes
Ku shuanim brengat
Te prita….te prita
Pse nuk erdhe
Mengjeseve te harruara
Buz Lumbardhit shkret
Te prita….te prita
Pse nuk erdhe
Me vrau ndjenja
Ne muzgje te venitura
Nen streh tet takoja
Te prita… te prita
Pse nuk erdhe
Endrrimtar e lodhur
Ecja e humbur lagjes
Ofshama e u luta per Ty
Te prita…te prita
Pse nuk erdhe
U bera kembesor i hijeve
Qiri i fikur
Pararoj e varreve
Te prita…. te prita
Pse nuk erdhe
Nje dite kur te arrin
Ne agimet e kujtimeve
Ti sdo te me gjen
Te prita… te prita
une aq kisha jete
Sepse Ti nuk erdhe…
/QendraPress/