Çaste poetike me poeten;- Asja Mulgeci

Prej kohsh busullhumbun
————————————-
U fiken nji pale sy pishtarë
q’i kalleshin syve t’atij,
stuhi e duhi zemre…
tash ai ftohtë veri,
endet kotsisë
kallkan, pa sy e pa dashni
Tue pre ajrin dnesash,
lypi silueten , n’forma zemre,
vec tymin e zjarrmit t’shkimun
shoh kah retë,
Sa nxeht ky fundqershori
djeg e dhemb çdo gjurm puthjesh
e ngucjesh
Prejt kohsh busullhumbun
ftyrerreshkun,i zymtē
si bari i zhuritun thepnajash
butë e perkdhel dielli,
verave e puth kaltert qielli,
cullak bajn dashni
Mistike, idilike kjo ndjenje bio,
bash për lakmi…
Jo shaluem inatesh t’verbta,
kalëron rrugve pa krye
Ndersa jeta që s’e ndal vrapin,
kurrnji dekik,
t’mirat i mbledh si bleta nektarin
n’sahat deks,
deks me i ba pritë!
/QendraPress/