Kryetari Shaqir Totaj priti sot Zëvendëskomandantin e misionit të Forcës së Kosovës (KFOR)

Kryetari Shaqir Totaj priti sot Zëvendëskomandantin e misionit të Forcës së Kosovës (KFOR), të udhëhequr nga NATO-ja, Gjeneral Brigade Federico Collina. Biseduan për situatën e sigurisë në Komunën e Prizrenit, bashkëpunimin e deritanishëm dhe mundësitë për thellimin e tij në të ardhmen, në interesin më të mirë të qytetarëve.