Opinion- Ndërrimi i fesë është një e drejtë personale dhe çështje vullneti, mirpo kur ndërrimi i fesë përdoret për agjenda të armiqëve tanë, atëher duhet ngritur alarmin./Shkruan; Zafir BERISHA

Por, pse ndryshim i fesë duhet të shoqërohet me pompozitet e reklama?
Pse duhet të ofendohet e të linçohet dikush që i përket një besimi tjetër?
Si ai, ashtu edhe tjetri, besojnë në Zotin sipas bindjes së tyre.
Historia na mëson se feja është përdorur vazhdimisht nga armiqtë tanë si mjet për përçarjen e shqiptarëve.
Prandaj, në vend të nxitjes së urrejtjes dhe përçarjes, duhet të kultivojmë respektin e ndërsjellë dhe të mbrojmë të drejtën e secilit për të zgjedhur besimin e vet, ashtu siç kanë bërë ndër shekuj paraardhësit tanë, myslimanë, katolikë e ortodoksë, duke ruajtur mbi të gjitha identitetin kombëtar shqiptar.
Problemi nuk qëndron te ndërrimi i fesë. Problemi qëndron te agjendat e armiqve serbo-sllavë, të cilët që nga Mesjeta kanë shfrytëzuar edhe shqipfolës për të përçarë shqiptarët, ashtu siç përpiqen të bëjnë edhe sot, për të cilat organet e drejtësis në Kosovë kan fakte!
Ndërrimi i fesë nuk do të ishte problem nëse njeriu mbetet i vetëdijshëm për identitetin e tij kombëtar shqiptar.
Shqetësimi lind kur feja përdoret si instrument për shkombëtarizim, ashtu siç është përdorur gjatë periudhave të ndryshme të historisë, duke bërë që shqiptarët të largohen nga identiteti i tyre kombëtar.
Kjo ka pasur pasoja të rënda për kombin tonë dhe në periudha të caktuara, e ka vënë në rrezik edhe vetë mbijetesën e tij.
Rreziku më i madh për shqiptarët nuk ka qenë besimi fetar në vetvete, përkundrazi, por përdorimi i fesë nga regjime dhe okupator të ndryshme për asimilim dhe ndryshim të identitetit kombëtar.
Në periudha të ndryshme historike ka raste që përmes sllavizimit të emrave dhe mbiemrave i shkombëtarizuan shqiptarët, si psh; Berisha në Berišić, Gashi në Gašić, Kelmendi në Kelmendić, Hasani në Hasanović, Rexha në Rexhević e raste të tjera të ngjashme.
Po ashtu, në zona të caktuara ka pasur raste të greqizimit të shqiptarëve përmes emrave e mbiemrave, si: Gjoka në Gkoka, Leka në Lekas, Doda në Dodas, Kola në Kollias dhe forma të tjera të përshtatura sipas administratës ose gjuhës së kohës.
Edhe gjatë periudhës osmane që për fatin e keq vazhon edhe sot, ka ndodhur tuqizimi përmes emrat dhe mbiemrat ku shqiptarët janë regjistruar si turqë, si psh; nga Marku në Markoğlu, nga Thaçi në Taçi, nga Gashi në Gaşi, nga Berisha në Berişa e raste të tjera.
Mësimi që duhet të nxjerrim nga historia është se identiteti kombëtar shqiptar duhet të ruhet dhe të respektohet pavarësisht besimit fetar.
Shqiptarët kanë mbijetuar si komb pikërisht sepse, në momentet më të rëndësishme të historisë, e kanë vendosur përkatësinë kombëtare mbi ndarjet fetare.
Zafa/QendraPress/