Komuna e Prizrenit vlerësohet me pikët maksimale (100%) në Transparencën Buxhetore!

Instituti GAP ka publikuar rezultatet e Indeksit të Transparencës Buxhetore të Komunave për vitin 2025, ku Komuna e Prizrenit është renditur në krye të klasifikimit me 100 pikë të plota.

Ky rezultat mjaft i lartë është rrjedhojë e angazhimit të palodhshëm, punës me përkushtim dhe bashkëpunimit të shkëlqyer të të gjithë kabinetit, drejtorive dhe zyrtarëve komunalë, të cilët çdo ditë punojnë për të garantuar llogaridhënie, qasje të hapur dhe menaxhim transparent të parave publike.
Falënderojmë të gjithë stafin për punën e shkëlqyer dhe qytetarët për besimin e vazhdueshëm! Vazhdojmë me të njëjtin përkushtim e standard në shërbim të publikut./QendraPress/
