Çaste poetike me poeten;-Marigona ZEKAJ

Ëndërr e vrarë
Kosova ime
——————————
Sa e ëmbël më dukej buka,
kur e ngreja me plumb në gojë,
toka nisi të tretet në gjak,
dhe mbi ne u bë një mbulojë.
Isha veç shtatë vjeç, oj nanë,
kur më ngrije zvarrë nëpër mal,
në tokën time të përgjakur,
ku dhimbja s’kishte më fjalë.
Eshtra të thatë kisha parë,
kujtime që s’kanë më zë,
sot për fatin tim unë qaj,
por Kosovë e imja je,
je vaj, je mall, je thirrje në shpirt,
aroma jote më mban gjallë,
si një plagë që se lan të ‘bëhet dritë
Në çdo hap më ndjek lufta
si hije që s’më lë të qaj mbi flamur
ëndrra ime për liri mbeti e vrarë,
Se Kosovën se bën kurr.
/QendraPress/