Çaste poetike me poeten;-Blerina PELLUMBI

Kur Koha të na Rrëmbejë

————————————–

Kur koha të na rrëmbejë

Në gjirin e saj, mbushur me të bardhat thinja,

Kujtimet do thërrasin dashuritë e shekujve

Që jetën çelin mbi gjemba, mbushur trëndafila.

Dhe ylberët e shpirtit do ndryshojnë ngjyrë,

Drita e bardhë do mbizotërojë,

Do klithin me kohën si zogj në shtegtim,

Puthjet në buzë, qiellit do t’i qëndrojnë si vegim….

Blerina Pellumbi

/QendraPress/