Shkollat duhet të hapen dhe mësimi duhet të zhvillohet me një sistem të avancuar,….

0

                Pas disa debateve zyrtare  të shprehura, a  duhet  të hapen shkollat në  shtator  për nxënës,  apo si e shihni rrugën me të drejtë për fillimin e  vitit shkollor?  Magjistër. Rexhep Hoti, analist, shkrimtar dhe ekspertë i medive pohon;-“ Konsideroj se është koha e fundit kur qeveria dhe opozita duhet ta kenë të qartë se janë duke i lënë shtetasit e vet gjysmë analfabet.

Ata duhet ta kuptojnë se Kosova po çalon në arsim.  Në këtë aspekt gjithsesi duhet të hapen edhe shkollat, mirëpo kjo duhet të bëhet duke respektuar masat kundër virusit Covid-19.

    Shkollat duhet të hapen dhe mësimi duhet të zhvillohet me një sistem të avancuar, që nënkupton jo vetëm kurrikulën dhe veprimtarinë jashtë saj, por edhe pjesën praktike të mësimnxënies.

 Është koha që e gjithë energjia dhe aspekti financiar të fokusohet në rihapjen e shkollave sepse me humbjen e mësimit Kosova po humb shumë. Pasojat e humbjes së mësimit do të jenë shumë më të mëdha sesa ato finaciare apo të çfarëdoshme dhe kjo duhet të trajtohet shumë seriozisht.’’/qendrapress.com/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *