Sot, u përkujtua rënia  heroike e Komandant Remzi Ademaj.

          Më 15.korrik të  vitit 1998, në luftën për lirinë e Kosovës me forcat e okupatorit serb, ra për të mos vdekur kurrë Komandanti i UÇK-së, Remzi Ademaj – Petrit Kodra.. Sot me rastin e  28 vjetorit të rënies së këtij komandanti Shoqatat e dala nga  lufta  dhe  Komuna e Prizrenit  organizuan  shënimin e 28 vjtorit të rëniës  ku filllimisht n;  ora 10. 00 u bënë  homazhe  në Varrezat e  dëshmorëve  në  Landovicë. Ku morën pjesë  ish lufëtarë e bashkëluftëtarë të  Komandantit, familajarë struktura të  larta politike si deputetë e në këtë përkujtim ishte dhe  kryetari i komunës së  Prizrenit Shaqir Totaj, nënkryetari i komunës Kujtim Gashi përfaqësuesë të  Policisë së  Kosovës, ushtrisë së  Kosovës  dhe  bashkëpërimtarë nga mërgata . Nga  aty nderim u bë edhe në vendin e rënies në  fshatin Nashec, në rrugën për në  Grazhdanik ku ra  për të mos vdekur  kurrë.

Kurse në ora  110  u vunë  buçeta lulesh  tel Monumenti I lirisë ku është shtatorja e komandant Remzi Ademaj . Pas kësaj  kryetari Totaj  tha se  sot jemi për të nderuar  figurën më të nderuar të  luftës  dhe historisë më të re të  Kosovës  koamadant Remzi Ademaj. Gjaku i  komandantit dhe  të rënve tjera, tashmë kur këta  trima të lirisë çdo ditë  po fyhen e e përulen  padrjtësisht, kjo neve në  detyron që në të  bëjmë edhe  më shumë për këta.

Kryetari OVL-së Dega në Prizren Isa Berisha, tha se sot, po përkujtojmë njeriun e madh të luftës  së UÇK-së komandantin  për të cilëin  skemi cka  themi pos  Lavdia  gjithmon qoftë mbi të. Tash  kjo kategori i luftëtarëve  është duke u etiketuar në mënyrën më të ultë të mundshme. Prandaj,ne kërkojmë që  Paralemti të miratojë  ligjin për mbrojten e vlerave të luftës tha Isa Berisha. Vëllau i Komandantit Hamit Ademaj, tha se kjo datë na rikujton lavdinë e po kështu pikërisht kjo datë është  një  ditë krenarie,tha ai. Bashkëveprimtari i  hershëm që nga mërgata Muharrem  Avdyli  tha se nga  vitet e  hershme 1973 njihem me Remziun. Çka të  flasim për  Remziun. Ai ishte njëri ndër ata që kurr nuk ndaloi  të  punojë  për atdhe.

Sot, 28 vjet më pas, u përkujtua me nderim dhe krenari jetën, veprën dhe sakrificën e Komandant Petritit, i cili dha jetën për lirinë e Kosovës. Lavdi jetës dhe veprës së Komandant Petritit dhe të gjithë dëshmorëve të kombit!/QendraPress/