Fryma poetike e së dielës me poetin;-Rexhep F. MORINA

VEÇ ARMIKU E URRENTE
(Komandantit të ZOD-it R.H.)
——————————————
Me kullat krenare, të traditës e të besës,
Dukagjini heroik, i luftës dhe qëndresës.
Ka rritur trimin si shqiponjën e bjeshkës,
Vigjilonte atdheun prej majës së kreshtës.
Ai farkëtohej në jetë, betejave me zjarrin,
Duke i dhënë provat në luftë me barbarin.
Ish lidhur me shokë, si shkëmbi me tokën,
Burrërisht qëndruan, e ndryshuan epokën.
Dëshmohet komandanti, tok me luftëtarë,
Të pandarë ndër tymnaja, nga dita e parë.
S’u ndal njëherë, armën se hoqi nga dora,
Përballë flakës në istikame, e tij ishte ora.
Edhe në paqe ndihmoi të ndërtohet vendi,
T’mbruhet forca ushtarake, siguria e rendi.
Veç armiku e urrente, s’arriti ta vras kurrë,
As tani nuk ka plumb, që ta vret atë burrë.
/QendraPress/